Këtu do të lexoni disa nga punimet e mia te "Gazeta Shqiptare" dhe shkrime të tjera politike

Faqe

Wednesday, June 11, 2014

Nji leter e shkurter per kryeministrin e vendit tim

Zoti Kryeministri i Shqipnisë, Shkëlqesia e juaj, Edi Rama;
Unë jam nji kokëpalarë, nji katunare, nji maloke, por edhe kryeneçe. Në këtë valë Tuaj të lobimit për në BE kam t'Ju them ca fjalë: Unë s'e dua statusin në Bashkimin Europian, sepse; se situata në Shqipni s'ka për të ndryshuar, ky status ju shërben Juve për të ngritur flamujt e fitores, e opozitës për t'i shkyer këto flamuj e për të ngritur lart arritjet e saj...s'e dua sepse ju as për lotët e Arta Dades apo të Valentina Leskajt nuk i çuat para drejtësisë vrasësit e Gërdecit, siç edhe premtuat; s'e dua sepse s'po e luftoni korrupsionin, ju po kapni do miza, që tanë jetën kanë ba dam si miza dhe s'e shifni që e keni në koalicion bajgën e madhe që i mbledh mizat, se në parti keni po aq bajga sa mizat ngjiten vedit, ju e premtuat nji gja të tillë; s'e dua sepse ju nuk po zbardhni pse ndodhi 21 janari, ku do qyqarë u vranë në shesh sepse i nxorët Ju kundër atij që ke në koalicion dhe i vrau tjetri pa iu dridhë syri, ju e premtuat nji gja të tillë; s'e dua statusin sepse ju qëndroni në pushtet me pazare të pamoralshme duke bërë pis edhe emnin e Rilindjes, e cila e kishte nji moral, atë të kombit, dashninë për atë vend.
Pikërisht se Juve dhe opozitës ju mungon dashnia për atë vend nuk e dua statusin...unë ftoj kolegët e mi, gazetarët e vërtetë, të Ju dërgojnë nji mesazh, se Shqipnia duhet t'fillojë nga zemra e jo nga xhepi, këtë mesazh duhet t'i përcjellim edhe BE-së edhe SHBA-së. Deri sa t'Ju fillojë dashnia, le të jemi pa status.

No comments:

Post a Comment