Diçka e vonuar në kohë
për librin e Mitro Çelës
"Me Filipin"
Duket si anakronike të përmendësh sot fjalën atdhe, madje ata që e mendojnë përpiqen ta mbajnë për vete, se po ia thanë dikujt tjetër, kanë frikë se mos konsiderohen si nacionalistë të vjetëruar. Atdheu në kohën e globalizmit kujtohet vetëm në raste ndeshjesh kombëtare, kur je I detyruar të ngrihesh në këmbë për të dëgjuar himnin kombëtar, kujtohet kur jepen koncerte me këngë patriotike dhe fitimi financiar është I sigurtë, apo në gjithë ato statistika dhe deklaratat e të huajve ku atdheu yt, gjithnjë është nga vendet e fundit, ose I nxirë në të gjitha anët. Prandaj që të mos zbulohesh, nuk duhet të flasësh për këtë term, por duhet të gjesh një fjalë të stilizuar në mënyrë të tillë, duhet të gjesh forma dhe mënyra më të rafinuara për të shprehur dëshirën e vjetër për një atdhe më të bukur, për një Shqipëri më të mirë. Është një dëshirë utopike duke parë pamundësitë që ke për ta bërë atë më të mirë. Mosplotësimi I kësaj dëshire (të hershme) është dështimi I parë dhe I vetëm në jetë, dështimet e tjera nuk ngrejnë peshë, janë dështime prej të cilave mund të ngrihesh përditë dhe dështosh sërish pa të treguar kush me gisht se je i fundmit në radhë.
E duke mbetur te gurra popullore “qesh se nuk qaj dot” mjafton të qeshësh me gjithë këtë (por edhe të qash njëherësh në fakt) “Me Filipin” të Mitro Çelës. Pra mund ta hapni librin për të lexuar dhe qeshur me “bëmat” e tyre dhe mund ta përfundoni duke menduar se e vërteta e kësaj kohe është se nuk mund të ketë një Shqipëri më të mirë, apo një vend më të bukur. S’ka për të pasur një Shqipëri tjetër, por vetëm një racë e re njerëzish, që e kanë pasur të lehtë dhe e kanë të lehtë ta gatuajnë, ta projektojnë apo urbanizojnë si ta duan të ardhmen e vendit, është një biznes mjaft fitimprurës. Pikërisht kjo aftësi e tyre, që e gjen në librin në fjalë, tregon se nuk janë ata problemi, por problemi qëndron te vetdija e disave, që pavarësisht të gjithave, ende shpreson se ky vend e meriton diccka më të mirë e diccka më shumë se sa ka tani. Në një opinion të tij, Umberto Eko thotë që “imagjinoni një mjek që ccdoherë që jep një ilacc, i sëmuri vdes. Atëherë askush nuk do të shkonte më te ai. Por kjo nuk ndodh me politikanët që gjithnjë gabojnë, por njerëzit vazhdojnë dhe I besojnë”.
Libri është një përzierje e komikes, tragjikes, por ka brenda dhe copëza historie. Pikërisht në kohën kur ke mundësinë ta shkruash si ta duash historinë, në kohën kur ke mundësi që të vërtetën mund ta manipulosh me dokumente, ku nga frikacak mund të jesh Skënderbe, është e dobishme të lexosh histori të “pakorrektuar.”
Gilmana Bushati
No comments:
Post a Comment