Dosti: Mbledhja e Këshillit Kombëtar si pleniumet e Partisë së Punës
Për të parë herë pas 13 vjet heshtjeje flet Tomor Dosti, sekretari i përgjithshëm dhe nënkryetar I Partisë Demokratike. Djali kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe ministrit të Drejtësisë në fillim të viteve të Luftës së Dytë Botërore, Hasan Dostit, thirret vetë nga PD-ja për të kontribuar në fillimet e saj, por ikën pas shtatë vitesh, për të mos u rikthyer më në këtë parti. Ai ka qëndruar në heshtje që pas asaj mbledhje të prillit 1997 dhe preferon të flaës shkurt për promemorien e paraqitur para drejtuesve dhe anëtarëve të PD-së, dokumenti që kishte si qëllim daljen e vendit nga kriza. Dosti nuk pranon të flaës për individët apo për politikën e ditës. Aktualisht Dosti bashkë me të vëllanë, po mbledhin veprën e të atit për ta botuar në një vepër të plotë.
Zoti Dosti kush e shkruajti promemorien dhe ku u shkrua ajo?
Promemoria u shkrua nga një grup shokësh, pjesë e assaj liste me firma. Ajo u shkrua në shtëpinë e njërit prej tyre.
Kush e propozoi promemorien për firmosje dhe a i kërkuat dhe anëtarëve që t’ju mbështesin?
Jo, ajo qëndroi te banaku i hyrjes. Mbeti atje për 15 minuta se pastaj nuk kishte më kohë sepse filloi menjëherë mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit.
Pse u ndërmorr një nismë e tillë?
Sepse situata politike ishte rënduar dhe ne menduam se duke I bërë thirrje sferave të larta drejtuese të Partisë Demokratike, që ishin njëkohësisht edhe të shtetit, do të gjenim mirëkuptim për zgjidhjen e situatës.
A e gjetët këtë mirëkuptim?
Mjerisht nuk u arrit ajo që kishim menduar ne për të qenë gjithnjë e më transparent ndaj atyre që na kishin votuar. Por e them edhe sot, që nuk jam penduar pse e kam vënë firmën në atë promemorie. Kam menduar se kjo promemorie do të kishte qenë një ndihmë për një reformim racional të udhëheqjes së Partisë Demokratike.
A ishit të ndërgjegjshëm se një promemorie e tillë do të hapte gjithë atë debat në gjirin e PD-së?
Përkundrazi, kemi menduar se mund të gjenim një atmosferë miqësore, shoqërore dhe më demokratike.
A u debatua promemoria zoti Dosti?
U debatua në atë mënyrë që nuk e prisnim, ajo u anatemua.
Nëpër korridoret e PD-së flitej atëherë se ishte bërë një aleancë e fshehtë mes Rulit dhe Hajdarit për të rrëzuar Berishën dhe Meksin. Sa është e vërtetë kjo?
Nuk është e vërtetë. Nuk më rezulton një gjë e tillë. Të paktën për mua, se çfarë kanë biseduar ata me njëri-tjetrin unë nuk e di.
Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Kombëtar e PD-së me 13 prill rezultoi mjaft e ashpër. A u akuzuat apo a ju bënë presione nga ana e anëtarëve të tjerë të këtij forumi?
Unë s’kam pasur reagime, ndaj Genc Rulit po, atë e fyen në sallë.
Me pak fjalë si mund ta përshkruani atë mbledhje?
Si një nga pleniumet e Partisë së Punës.
Promemoria juaj mori shumë pak vota ndërsa shumica votoi kundër saj…
Po. Berisha ka qenë drejtues dhe kishte rrethin e vet, ne nuk arritëm të krijonim lobing për promemorien.
Në një nga pikat e kësaj promemorieje është edhe ‘përmirësimi i marrëdhënieve me SHBA-në’, pse veçanërisht kjo pikë zoti Dosti?
Sepse atëherë kishim përshtypjen sikur ishin zbehur marrëdhëniet mes nesh dhe SHBA-së.
U përhap fjala në atë kohë që keni kërkuar largimin e Berishës dhe një qeveri me partitë e majta?
Nuk është e vërtetë. Ne nuk kemi kërkuar asnjëherë largimin e Berishës si president, kemi kërkuar që ai të jetë mbi palët, asnjëanës. Kemi kërkuar gjithashtu një qeveri të PD-së, është e shkruar qartë edhe në promemorie. Ne ishim që të gjitha lëvizjet të bëheshin Brenda PD-së. Këto teza nuk I ka pasur asnjë firmëtarë.
Pas gjithë këtyre debateve si jeni ndjerë zoti Dosti?
Kam ndjerë një zhgënjim të madh ndaj praktikave të politikës shqiptare dhe mentalitetit.
Pikërisht pas përpjekjeve tuaja për të ndryshuar diçka, ndodhi rebelimi I 1997 dhe ngjarjet e tjera. Si e komentoni këtë pjesë të historisë së vendit?
Ishtë një zhgënjim I dhimbshëm.
No comments:
Post a Comment