Haxhia rrëfen sa e vështirë është të jesh prokuror I përgjithshëm
“Shkarkimi im, absurd I kohës, tani duket qesharak”
“Politika duhet ta lërë të punojë prokurorinë”
Avokati I njohur Maks Haxhia, flet për periudhën pesë mujore kur ai ushtroi detyrën e tij si prokuror I përgjithshëm. Vetëm pesë muaj e gjysëm, në maj të 1992 emërohet nga parlamenti dhe në shtator të po atij viti me një dekret të presidentit Berisha ai shkarkohet për disa emërime që kishte bërë. Haxhia e konsideron vendimin e 1992 si absurd, ndërsa në 2010 si qesharak dhe gjithçka e vlerëson me sensin kohës së atëhershme, prandaj e përfshin këtë ngjarje në “gabimet” që u bënë në atë kohë në përpjekje për të ndërtuar shtetin e ri.
Keni punuar vetëm pesë muaj e gjysëm si prokuror I përgjithshëm në vitin 1992. Sa e vështirë ishte puna e juaj në këtë kohë?
Ishte puna më e vështirë, pasi ishte sektori më I vështirë pas ndryshimeve të 1990. isha I pari prokuror që u miratova nga Kuvendi I parë që doli nga zgjedhjet e lira dhe demokratike në mars të 1992, me emërimin e presidentit të atëhershëm zotit Berisha dhe në bazë të dispozitave të kohës ky emërim duhetj të kaloja në parlament. U miratova meqenëse vija nga rrethet akademik, isha pedagog në fakultetin juridik dhe nuk kisha lidhje me kastën e vjetër. Ishte detyrë e vështirë sepse duhej të amortizoje kriminalitetin të kohës, hakmarrjet që mund të ndodhin mes të përndjekurve dhe persekutorëve dhe problemet e tjera në një kohë që parrulla e kohës ishte “të gjithë bashkëvuajtës gjithë bashkëfajtorë”. Nga ana logjistike institucioni ishte pothuajse zero dhe duhej të ngrihej një institucion krejt tjetër, edhe nga ana e mentalitetit, por di që pavarësisht problemeve, ideali dhe devotshmëria ishin maksimale.
Keni qenë shumë I ri, e keni ndjerë presionin qoftë të punës, apo dhe të politikës së kohës?
Në atë kohë isha 33 vjeç. Për hir të së vërtetës, ishte I vetmi vend në strukturat shtëtërore më delikat dhe më I vështirë, sepse sido që të vish e të punosh apo sido që të angazhohesh prapë do të jesh I atakuar për interesa të vogla të ndryshme, prandaj është shumë I vështirë puna e prokurorit të përgjithshëm. Kështu edhe sot. Por sot është disi më ndryshe se së pari ka ndryshuar mentaliteti, deri tani politika ka lëvizur disa herë prokurorët e përgjithshëm, por mendoj se çdo sulm që I bën politika atij institucionin ndikon drejtpërdrejtë në punën e tij.
Cilat ishin dosjet e mëdha që kishit në dorë atëherë?
Dosjet e mëdha kishim disa. Ishin disa vrasje të trashëguara. Ishte përiudha më e vështirë pasi kishim në dorë ngjarjen e 2 prillit që kishte dhe probleme sociale, ishte vrasja e Libofshës, kur dy vëllezër vranë një familje të tërë, prindërit, djalin, nusen dhe nipin e vogël të tyre pesë muajsh. Ka qenë ngjarja e djegies së magazinave në Pukë, pastaj ishin eksodet e ndodhura.
Nga kronikat e kohës mësojmë se keni pasur një mbështetje politike edhe nga e djathta zoti Haxhia pikërisht që ju të mos shkarkoheni?
Për mua personalisht kjo lëvizje më doli për më mirë sepse po të vazhdoja do të ndieja gjithë presionet e politikës së asaj kohe në punën time. Pas largimit tim ndodhi pikërisht ky presion ndaj prokurorisë. Në aspektin personal me gjithë mend më doli për më mirë, sepse është e vështirë të realizosh në mënyrë perfekte atë detyrë për të cilën isha miratuar. Mbështetja politike erdhi së pari për shkak se unë vija nga rrethet akademike dhe fakulteti juridik, I cili ka dhënë kontribut në lëvizjet demokratike, kryesisht grevës së jurisë, e dyta I jam bashkëngjitur kësaj lëvizjeje në mënyrë active. Por sërish them se ai sector është I vështirë, sepse nuk të lënë të punosh nga të gjitha anët, rrethi shoqëror, familja, presionet e ndryshme, mungesa e shtetit të ri, strukturat mbrojtëse dhe pengesat që të komunikojnë drejtpërdrejtë më ty. Sa I takon mbështetjes ajo tregoi se unë isha I pavarur dhe nuk I përkisja politikës, unë I përkas profesionit tim.
A kishit frikë në atë periudhë zoti Haxhia, mediat shkruajnë se juve ju ndalën në aeroportin e Rinasit, madje u akuzuat se po përpiqeshit të largoheshit nga Shqipëria?
Absolutisht nuk kam pasur frikë. Ai ishte incident I kohës, ai mentalitet ishte, sot është qesharake. Unë nuk kam pasur frikë asnjëherë dhe tregohem I kujdesshëm që të them të vërtetën dhe të mos bëj kompromise në kurriz të kësaj të vërtetë, ta argumentoj atë që them dhe ta vërtetoj.
Duke iu rikthyer shkarkimit, se e shihni sot, pas 18 viteve?
Kjo është si ajo shprehja që kur je plak dhe kthen kokën për të parë kur je I ri qesh, ose tmerrohet ose entuziasmohet se sa objektiv ka qenë. Unë duhet të jem objektiv, ai ishte mentaliteti I kohës, ndërsa sot nuk përsëriten më ato gabime trashanike që të shkarkohet prokurori I përgjithshëm për një emërim që realisht ishte bërë. Shkarkim im ishte më komod se sa të atyre prokurorëve që erdhën më mbrapa, për të cilët edhe mund të gjendet argumenti. Shkarkim im ishte absurditet I kohës dhe sot është qesharak. Edhe vendimi edhe dënimi me 1000 lekë të vjetra ishte qesharake. Megjithastë kolegë të huaj të kohës, qoftë nga SHBA-ja apo dhe Britania e Madhe u irrituan dhe reaguan duke e konsideruar si jo normale dhe jo ligjor shkarkimin tim natyrisht dhe kolegët e brendshëm.
Në gjyq ju ka mbrojtur Spartak Ngjela, por si rrallëherë ju ka mbrojtur edhe media.
Unë respektova parimin e mbrojtjes, sepse edhe pse isha specialist I kësaj fushe, njeriu ka emocionet e veta, prandaj kështu ishte më korrekte që të mos kaloja në teprime. Media ka qenë me të vërtetë në mbështetje, jo vetëm që ma kishte detyrim të drejtpërdrejtë, pasi nuk lejova që media të ndiqej penalisht, por ishte një kontribut I madh I atëhershëm, por edhe në vijim. Por media mbrojti një çështje të drejtë dhe jo se isha unë prokurori I përgjithshëm.
Po dëshmitarët e kohës si I vlerësoni sot?
Dëshmitarët e atëhershëm pohuan që ishin të emëruar nga KLD-ja. Vetëm atëherë ishte partizançe, jo si është sot, ku gjithçka rregjistrohet. Atëherë trupi gjykues thoshte “dakord” edhe dëshmitari ashtu thoshte dhe nuk mbahej proçesverbal dhe nuk kishe se sit ë provoje të kundërt. Unë provova që vendimi ishte I drejtë paraqita dokumentat shkresore të gjitha në bazë të ligjit të atëhershëm. Paraqita vendimin e KLD-së dhe vendimin e marrë për emërimin e atyre prokurorëve.
Po për zotin Seit Xhoxhaj, atëherë kryetar I trupit gjykues, që ju gjykoi dhe ju dënoi juve, çfarë doni të thoni?
Ai sapo kishte ardhur, por kuptohej atëherë nuk flitej për pavarësi të gjyqësorit. Atëherë ekzistone mentaliteti I një individi të sapodalë nga diktatura. Sot është më e modernizuar, më e mbrojtur.
G.B
No comments:
Post a Comment