Këtu do të lexoni disa nga punimet e mia te "Gazeta Shqiptare" dhe shkrime të tjera politike

Faqe

Saturday, August 14, 2010

Interviste me Arben Demetin

Demeti: “Ne, të gjithë bashkë, dëmtuam Partinë Demokratike”

Një nga themeluesit dhe organizatorët e parë të Partisë Demokratike, Arben Demeti, që u bë pjesë e mocionistëve të 1992-it e kujton këtë ngjarje që erdhi si rrjedhojë e mungesës së pjekurisë politike të atij brezi, pasi, sipas tij, shumë gjëra “do zgjidheshin shumë thjeshtë”, dhe shpreh keqardhjen se “ne, të gjithë, jemi përgjegjës për dëmtimin e Partisë Demokratike”.
Zoti Demeti, më 1992 keni qenë hartuesi i një dokumenti, që atëherë u quajt “mocion” pse e firmosët atë? Në një situatë të tillë, siç ishte ajo e 1992, na çoi pikërisht mungesa e eksperiencës në politikë dhe kjo solli dëmtimin e PD-së. Duke e parë në kompleksitet situatën e vitit 1992, them se të gjithë ishim fajtorë. Ne, të gjithë bashkë e donim PD-në, prandaj ne nuk ishim ashtu siç na quajtën, ‘djemtë plangprishës’, ne ishim baballarët e PD-së, unë isha babai i kësaj partie që nga themelimi e deri në atë pikë që kishte arritur partia, pasi e ngrita një parti nga hiçi. Mocioni ishte pjesë e shqetësimit se ku po shkonte partia, duke qenë një shqetësim i sinqertë unë e firmosa atë menjëherë.
Humbja e zgjedhjeve të 26 korrikut 1992 solli mocionin, që kishte propozime konkrete për trë ardhmen e partisë.
Në mars arritëm të merrnim 65 për qind të votave, ndërsa në 26 korrik morëm vetëm 42 për qind. PS nuk ishte rritur, ajo kishte marrë votat e saj, ne kishim zbritur. Menjëherë pas zgjedhjeve, u thirr Këshilli Kombëtar më 5 gusht, ku ne të gjashtët, paraqitëm një dokument, i cili mund të konsiderohej fare mirë si diskutim i përbashkët. Dokumenti nuk pati sulme personale, kishte kritika për Berishën, por e gjithë doza e tij ishte e butë dhe me kulturë. Propozimet që u bënë, përbënin shqetësimin tonë që PD-ja të ishte fituese në zgjedhjet e ardhshme.
Si i konsideroni sulmet që u bënë ndaj jush dhe qëndrimin që mbajtën Meksi dhe Selami_
Sulmet ndaj nesh ishin të padrejta dhe nuk qëndronin, por unë nuk shqetësohesha shumë për to. Qëndrimi i Meksit ndaj mocionit, ishte pasiv, indiferent. Nuk mund të them që ishte kundër, por jo dinjitoz në qëndrim. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Eduard Selami.
Ju keni edhe një këndvështrim tjetër për mocionin. Cili është ai_ Mendoj se në 5–10 për qind të mocionit ishin pasqyruar interesat personale të disave, ndërsa interesi im ishte 100 për qind vetëm për të mirën e partisë, pasi unë e dija se si e kisha ngritur në këmbë këtë parti. Ne donim të mirën e partisë dhe nuk na shkonte mendja se do të na përjashtonin, dhe as nuk e kishim ndërmend të krijonim parti të re.

No comments:

Post a Comment