Këtu do të lexoni disa nga punimet e mia te "Gazeta Shqiptare" dhe shkrime të tjera politike

Faqe

Saturday, August 14, 2010

Interviste me Dashamir Shehin per Projektkushtetuten e 1994

Ish-zëvedëskryeministri tregon pse mbështeti Selamin në propozimet e tij

Shehi: Selami e donte vendin me Kushtetutë
Berisha nuk pranoi

“Votat në parlament do gjendeshin si gjithnjë”

Dashamir Shehi, kryetar I Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, tregon se pse mbështeti Eduard Selamin pas dështimit të referendumit të 1994. Ai shprehet se me Selamin nuk ka pasur marrëdhënie të mira në PD, por propozimi I tij për ta rihedhur për votim në parlament projektkushtetutën I ishte dukur një formulë që do të merrte votat e parlamentit. Shehi thekson se nuk është e vërtetë që mungesa e numrave përbënte problem në parlament, pasi maxhoranca kishte 90 deputetë, do të gjendeshin, ashtu siç janë gjendur që herët edhe votat për Kushtetutën. Ai është I bindur se votimin në parlament nuk e donte Berisha, I cili personalizoi tej mase fushatën referendare duke ndikuar negativisht dhe te votat e popullit.
Pse dolët kundër referendumit për Kushtetutë në momentin kur u shpallën rezultatet e votimit dhe kur u mësua se projekti nuk I kishte marrë votat?
Unë e mbështeta zotin Selami në kërkesën e tij që projektkushtetuta të rihidhej për votim, por kësaj radhe në parlament dhe jo me referendum. Pozicioni që mbajtu Selami pas referndumit m’u duk më I arsyeshëm për atë kohë. Të paktën po bëhej një përpjekje për ta bërë vendin me Kushtetutë dhe isha darkod dhe me faktin që të gjendej një formulë politike që projekti të merrte votat Brenda parlamentit. Por gjetjen e kësaj formulele dhe zgjidhjeje nuk e pranoi Berisha. Ai kërkoi një Kushtetutë dhe nuk kërkonte votat e parlamentit, pra vetëm të një grupi deputetësh, por donte votat e popullit, që të krijonte kështu idenë që është president që është I votuar nga populli. Por Selami e donte vendin me Kushtetutë, por Berisha e pranoi menjëherë humbjen, sepse vetë e kishte bërë projektkushtetutën dhe vetë e humbi. Dy ishin propozimet që u bënë, I pari që projektkushtetuta të rihidhej në parlament për votim dhe I dyti të kalohej në zgjedhje të parakohshme. Por asnjëri prej propozimeve nuk u pranua.
A zhvilluat takime me zotin Selami për të rakorduar qëndrimet sa I takon këtyre propozimeve?
Jo ne nuk ishim bashkë dhe nuk organizuam nga këto grupe të vogla ‘komplotist’ kundër Berishës, por në forumet e partisë, në Këshill Kombëtar mbështetja mendimet e shprehura prej tij. Madje të jemi I sinqertë në PD nuk është se kam shkuar mirë me Selamin për çështje të tjera, por pikërisht propozimet e tij m’u dukën të drejta prandaj I mbështeta duke e parë se gjithë të tjerët po e ulnin kokën si struci. Selami mori një pozicion ekstrem në parti, pasi e shtroi çështjen ose propozimet e tij, ose ai largohej nga partia, duke shpallur një kongres të jashtëzakonshëm.
A është e vërtetë që me projektkushtetutën pushteti I Berishës do të forcohej apo kjo ishte vetëm bindja që u krijua në popull?
Projektkushtetuta nuk I jepte atij pushtet më shumë se çfarë I jepte pushtet dispozitat kushtetuese ekzistuese. Ai e mori përsipër vetë, doli vetë e mbrojti nëpër mitingje duke thirrur ‘rroftë Kushtetuta’. Kemi parasysh që ishte viti 1994 dhe nuk ishte në pozicionin që është kryeministri që është sot. Sot kryeministri ëshë personi më I fuqishëm politikisht, në atë kohë ishte presidenti. Pastaj nuk është e vërtetë që Berisha e mori përsipër përgjegjësinë për humbjen e referendumit. Ai ia ngarkoi qeverisë, ku u votbesuan disa ministra dhe u bë një qeveri e re, pastaj dolën hetimet e ‘Druri I arrës’ dhe druri I ahut, pastaj problemet e partisë, e cila përfaqësohej nga Selami, por kryetari defacto ishte Berisha. Edhe kryetari I ekzekutivit për gjërat kryesore ishte vetë Berisha.
Ju folët për zgjidhje politike të mundshme të çështjes së referendumit, pse nuk u pranua kjo zgjidhje apo pse nuk u kërkua që të bisedohej me opozitën?
Ne, por edhe Berisha në radhë të parë, nuk e donte këtë zgjidhje apo gjetjen e këtij kompromisi. Them që bisedime serioze Brenda kuadrit të parlamentit nuk ka pasur ndonjë herë, sepse po të kishte do të ishte gjetur. Ne kishim 90 deputetë në parlament dhe çështja e numrave nuk ishte problem. Ne në parlament na mungonin tre katër vota dhe politika shqiptare që herët e ka treguar se i ka gjetur me lehtësi këto vota. Por u gjet një zgjidhje jashtë parlamentare, Berisha donte institucionin referendar për të treguar se populli na donte dhe na jep edhe pushtetin. Kjo ishte mangësia e madhe e tij, se u tejpersonalizua çështja e referendumit nga vetë Berisha. Pastaj edhe opozita dhe media kishin rolin e vet në paraqitjen e këtij projektkushtetute.
Sa e vështirë ishte për të dalë në fushatë për të shpjeguar projectkushtetutën dhe për të marrë votat në referendum?
Nuk ishte shumë e vështirë të delje në fushatë dhe nuk është e vërtetë se nuk u shpjegua. Gjatë fushatës as nuk u tentua që ajo të shpjegohej teknikisht se çfarë është ky apo ai nen. Unë gjykoj se edhe sot po t’u propozosh një Kushtetutë shqiptarëve jam I bindur se nuk do ta lexojnë as 95 për qind e tyre. Kushtetuta u bë instrument politik, një përplasje mes asaj maxhorance dhe opozitës. Pa e ditur se çfarë ka projektkushtetuta fakti që del një njeri dhe e mbron gjithandej u perceptua negativisht si project që do I jepte pushtet personit që po e mbronte, pra zotit Berisha. Por pot a shohësh projektin në vetvete nuk ka asnjë paragraf që I jep këto pushtete presidentit. Kishte ca kufizime për hierarkët e besimeve fetare që për mendimin tim do ta kasha vendosur me qejf të madh edhe sot, kishte dy tre të drejta të presidentit, që ishin në paketën ekzistuese, kishte të drejtën e mbledhjes së qeverisë, etj. Në Kushtetutën e 1998, për hir të një pozicioni realist ndaj Kushtetutës së 1994, presidenti u zhvesh nga pushtetet duke ia dhënë kryeministrit vetëm e vetëm nga reaksioni ndaj asaj që ndodhi.

No comments:

Post a Comment