Këtu do të lexoni disa nga punimet e mia te "Gazeta Shqiptare" dhe shkrime të tjera politike

Faqe

Saturday, August 14, 2010

Interviste me Dashamir Shehin per promemorien e 1995

Shehi: Ishim të ndërgjegjshmën për presionin e brendshëm politik

Dashamir Shehi, kryetari I Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, tregon se kush e shkrojti promemorien dhe si e konsideron ai tani këtë document politik. Sipas tij, edhe në këtë situatë nuk do të hiqte asnjë presje nga dokumenti I paraqitur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike më 13 prill 1997. Ky document fillimisht u bë public në shkurt të atij viti, ndërsa në mars, grupi I firmëtarëve bën një deklaratë ku kërkohet reflektim nga ana e drejtuesve të PD-së.
Zoti Shehi kush e ka shkruar promemorien e 12 shkurtit 1997?
Unë personalisht e kam shkuar. Në të ka kontribut edhe Leka Toto, I cili është ndarë nga jeta 11 vjet më parë.
Ju ishit të sigurtë se me anë të kësaj promemorie do të tejkalohej situate e krizës që mbizotëronte në vend për shkak të humbjes së parave në firmat piramidale?
Sigurisht. Ne pikërisht për këtë çështje edhe e hartuam. Mendoj se edhe atëherë edhe tani ishte e vetmja zgjidhje e mirë politike për të tejkaluar atë moment. Ishte një skemë e qartë politike për të dalë nga situate. Theksoj se ai është një document politik dhe ishte investimi më I mirë Brenda Partisë Demokratike.
Sa veta u ofruan për ta firmosur, ndërkohë që dokumenti aktualisht ka vetëm 14 firma?
Fillimisht ishin rreth dyzet anëtarë për ta firmosur promemorien, por në fund mbeten aq sa mbetën. Një pjesë e tyre u tërhoqën nga presioni I madh që u bë nga një rreth njerëzish afër drejtuesve të partisë.
Më pas erdhi edhe shkarkimi juaj nga postet e larta drejtuese të PD-së. Si e pritët këtë vendim?
Vendimi erdhi si rrjedhojë e kësaj situate të nderë që ekzistonte në Partinë Demokratike, ku askush nuk po mbante përgjegjësitë për situatën, kërkonin vetëm fajtorët. Prandaj në një rrëmujë të tillë, ca nga firmëtarët u larguan me votë, ca e panë të paarsyeshme për të qëndruar në Partinë Demokratike, ndërsa disa prej nesh formoi Partinë Lëvizja për Demokraci.

No comments:

Post a Comment