Këtu do të lexoni disa nga punimet e mia te "Gazeta Shqiptare" dhe shkrime të tjera politike

Faqe

Thursday, August 19, 2010

Interviste me Spartak Brahon

"Berisha i përdor dosjet kundër kundërshtarëve politikë"

Spartak Braho, sqaron pozicionin e tij se pse emri iu publikua në listën e komisionit Mezini në 1996. Ai thekson se akuza ishte se kishte marrë pjesë në gjyqe politike, gjë që mbi bazën e fakteve dhe dokumenteve e rrëzoi si pretendim Gjykata e Lartë. Braho shprehet se ishte regjimi i kohës së 1996 që i ka përdorur dhe i përdor dosjet për të eleminuar kundërshtarët politikë.
Pse është emri i juaj zoti Braho, në listën e komisionit Mezini të vitit 1996?
Është e vërtetë që është edhe emri im në atë kohë në listën e komisionit Mezini. Në atë kohë maxhoranca hartoi një ligj për të eleminuar disa figura kyçe të së majtës. U shpikën lloj lloj motivacionesh, lloj lloj mekanizmash për t’i larguar këto figura. Motivacioni për mua ishte se kisha marrë pjesë në gjyqet politike para viteve 1990 dhe kisha dhënë edhe dënime të tilla. U ankimova në Gjykatën e Lartë dhe në përfundim rezultoi se një fakt i tillë nuk qëndronte.
Çfarë bëtë më pas zoti Braho?
Gjykata e Lartë më dha një lloj çertifikate, e cila tregonte se isha i pastër nga akuza dhe më lejohej që të kandidoja për zgjedhjet e 26 majit. Por kjo çertifikatë m’u dha dy orë para se të mbylleshin procedurat për rregjistrimin e kandidatëve. Por mua m’është dukur gjithmonë si një eleminin absurd dhe i pajustifikuar.
Cili është mendimi juaj për ata gjykatës dhe prokurorë që janë marrë me gjyqe politike dhe ende ushtrojnë karrierën e tyre edhe sot?
Kjo është një çështje e debatuar më parë, por që ende mbetet e debatueshme. Prokurorët dhe gjykatësit e asaj kohe vepronin dhe merrnin vendime mbi bazën e ligjeve në fuqi, të atij sistemi. Ashtu si dhe doktori, (Berisha), i cili duke qenë në atë profesion zbatonte ligjet dhe rregullat e atij sistemi. Ligji ndalonte të bënin karrierë apo të kishin të ardhme ato gjyqtarë dhe prokurorë që kishin marrë pjesë në gjyqe që kanë pasur pasoja të rënda dhe jo shkollën që kishin përfunduar ata. Se një pjesë e klasës së sotme politike kanë mbaruar shkollën në kohën e regjimit komunist, pra janë edukuar nga ai sistem, pra nuk duhej dënuar shkolla, por individët që ishin angazhuar direkt në ngjarje apo veprime me pasoja të rënda për shqiptarët.
Por mbi cilat kritere u bë përzgjedhja e emrit tuaj?
Po nuk ishte çështja te kriteret, se ato ishin kritere vetëm përjashtuese dhe jo gjykuese me të drejtë. Se po të sjell një shembull, kryetari i Gjykatës Kushtetuese në vitet 1992-1997 është njohur si një prokuror i ashpër në kohën që kishte punuar në këtë sektor para ardhjes së demokracisë. Edhe ky që është sot në krye të kësaj gjykate prokuror i asaj kohe ka qenë. Por mbi të njëjtin kriter përjashtues u përdor edhe sivjet për anëtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët nuk u miratuan nga maxhoranca. Në këtë mënyrë penalizohet shkolla.
Para dy vitesh, në 2008 ju keni deklaruar se në qeverinë Berisha ka spiunë. A i qëndroni kësaj deklarate edhe për qeverinë e re të zotit Berisha?
Nëse s’ka spiunë, ka bij spiunash.
Kur do të mbyllet kapitulli i spiunëve zoti Braho, që të dalë njëherë e mirë e vërteta?
Nuk ekziston vullneti politik për të zbardhur dosjet e regjimit komunist. Në momente të veçanta kjo çështje përdoret për të goditur kundërshtarët të ndryshëm politikë. Besoj se nuk ka vullnet për ta mbyllur këtë kapitull. Pastaj janë vetë agjentët e sigurimit të dikurshëm që janë përfshirë në agjentura të tjera, kanë kaluar nga shërbimet që kanë në shërbimin sekret në atë të Mosatit apo dhe në shërbime të tjera.

No comments:

Post a Comment