Këtu do të lexoni disa nga punimet e mia te "Gazeta Shqiptare" dhe shkrime të tjera politike

Faqe

Saturday, August 14, 2010

Interviste me Ibrahim Vasjarin

Deputeti dhe kreu I PD-së së Vlorës flet për detajet e

Vasjari: Populli ishte vetëm dy vjeç
Nuk e kuptonte Kushtetutën

“Në Sevaster kujtonin se do ta bënim Berishën mbret”


Ibrahim Vasjari, deputet I PD-së në vitet 1992-1997, kryetar I kësaj partie për qytetin e Vlorës, shpreh pozicionin e tij sa I takon projektkushtetutës dhe referendumit të 6 nëntorit 1994. Ai shprehet se I është propozuar Berishës që të gjendej konsensusi me opozitën që kushtetuta të merrte votat në parlament dhe jo në referendum. Por një gjë të tillë Berisha nuk pranoi, sepse sipas tij opozita nuk ishte e besueshme. Ai më pas tregon se si në takimet elektorale njerëzit flisnin se si do të bëhej Berisha mbret. Ky opinion sipas tij ishte dhe falë punës propagandistike që socialistët kishin bërë në electorat. Vasjari tregon edhe detajet e votbesimit të ministrave të qeverisë Meksi, ku shtatë prej tyre u shkarkuan nga grupi parlamentar I PD-së.
Çfarë iu kërkua Berishës në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së pak para 6 nëntorit 1994?
Kundërshtimi I opozitës ishte I fortë dhe opinioni I bazës ishte që duheshin bërë korigjime në projektkushtetutë. Meqë po dilnim jashtë rregullores, pasi me dispozita kushtetuese ky project duhej të miratohej në parlament dhe jo me referendum dhe meqë nuk kishim numrin e votave një grup deputetësh të grupit parlamentar bëmë vërejtjet tona. Kërkuam që të biem në consensus me opozitës për pikat që ajo kundërshtonte. Në këtë mbledhje I kam bërë dy pyetje presidentit të atëhershëm, Sali Berishës; cilat janë pikat që kundërshton opozita; pse nuk gjendet një gjuhë e përbashkët me opozitën që projektkushtetuta të miratohet në parlament dhe jo me referendum.
Dhe cila ishte përgjigja e tij?
Përgjigja e presidentit ishte se; opozita nuk është e besueshme sepse nëse gjendet konsensusi, ata kur të vijnë në seancën e votimit do të votojnë kundër projektkushtetutës dhe ne do të dalim bllof. Unë këmbëngula duke u shprehur që ky consensus të bëhet public dhe të jepet për publikun në Televizionin shqiptar në mënyrë që edhe opinioni të kuptonte se pse ishte rënë consensus dhe opozita ta respektonte atë deri në fund.
Cili ishte qëndrimi I kryetarit të PD-së për këtë projektkushtetutë?
Një deputet nga Vlora ngrihet dhe e pyet në këtë mbledhje Eduard Selamin, atëherë kryetar I PD-së se çfarë do të ndodhte nëse humbet edhe referendumin. Selami e kundërshtoi dy herë mendimin e tij për humbje të referendumit, por në fund tha se nëse humbitet, atëherë duhet të kalojmë në zgjedhje të parakohshme.
Po elektorati si ju priste kur shpjegonit projektkushtetutën?
Gjatë takimeve me elektoratin njerëzit nuk ia kishin idenë e projektkushtetutës. Ata ishin të bindur nga propaganda e opozitës se projektkushtetuta duhej të rrëzohej pasi synon të bëjë Berishën mbret. Po kaq thellë kishte hyrë kjo psikozë në mendjen e elektoratit sa kur shkuam në një takim në një lagje të Sevasterit të Vlorës, një fshat me të persekutuar ky, na pritën krahëhapur duke na thënë se është mirë që Berisha po bëhet mbret se I duhet një mbret vendit që të vendosë rregull ashtu siç bëri Ahmet Zogu. Ne u përpoqëm t’I bindnim, por ishte e kotë. Ndërsa në takime të tjera, ku bëhej debate Berisha mbret apo jo, njerëzit thoshnin se më mirë pa Kushtetutë se sa me Kushtetutë. Por nga ana tjetër Berisha këmbëngulte që këtë çështje duhej ta vendoste sovrani, por që nuk e kuptonte në fakt projektin e kushtetutës.
Kush u bë përgjegjës për dështimin e referendumit?
Pas mbledhjes I thashë presidentit në mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e Muzeut Kombëtar; zoti president siç e pamë sovrani e hodhi poshtë Kushtetutën. Po të ishim do të thoshim edhe diçka tjetër për popullin, se ai dy vjeç është jo më I madh dhe ne mund ta kishim bërë ndryshe këtë gjë.
Mbas humbjes u vendos që të bëheshin disa ndryshime në qeveri, mbajtëm Meksin dhe ndryshuam disa ministra dhe sollëm si zëvendëskryeministër Dashamir Shehin. Në atë mbledhje një grup shokësh vendosi që të propozonte Eduard Selamin për kryeministër, por ai nguli këmbë që kryeministër të jetë Meksi sepse në të kundërt ne pohojmë humbjen tonë.
Pse nuk u pranua propozimi I Selamit që u bë disa javë pas dështimit të referendumit?
Pas 20 ditësh Eduard Selami doli me një tezë që të bëheshin disa ndryshime në statutin e PD-së që kryetari I partisë të jetë njëkohësisht dhe kryeministër dhe që projektkushtetuta duhej të kalonte në parlament, që të dy propozimet nuk I kishte pranuar ditë më parë. Ne e kundërshtuam në Këshillin Kombëtar se nuk kishim se si ndryshonim kryeministër, pasi ishte Meksi dhe nuk kishim si të bënim zgjedhjet për kryetar për të zëvendësuar Selamin me Meksin në krye të partisë. Ndoshta ne e tepruam në kundërshtimin tonë dhe në të gjitha që I ndodhën më pastaj, por ndryshimet e tij nuk vinin në kohën e duhur.

No comments:

Post a Comment