Këtu do të lexoni disa nga punimet e mia te "Gazeta Shqiptare" dhe shkrime të tjera politike

Faqe

Thursday, October 14, 2010

Interviste me Pavllo Kojen

Koja: Janullatosi nuk e mori shumicën në Kishë

Një nga dëshmitarët e ceremonisë kishtare të 2 gushtit 1992 ku pritej të fronëzohej Janullatosi ishte dhe Pavllo Koja. Ai e kujton se në kishë nuk arrit shumica për të përcaktuar Janullatosin si kryepeshkop. Koja tregon se si dy besimtarë durrësakë kanë negociuar në ajodhimë (dhoma ky kryen faljet drejtuesi i meshës) me Janullatosin, që më pas është larguar. Sipas tij, ai nuk ka qenë dëshmitarë, por zërat në kishë thanë që Janullatosi u fronëzua në hotel Tirana.
Zoti Koja si e kujtoni ceremoninë e 2 gushtit 1992, ku ishte caktuar të fronëzohej Janullatosi si kryepeshkop të kishës ortodokse?
Atje njerëzit nuk e miratonin fronëzimin. U kënduan këngë patriotike. Dy besimtarë nga Durrësi, njëri profesor e tjetri doktorë, që fatkeqësisht kanë vdekur, hynë në ajodhimë dhe biseduan me Janullatosin.
Ç’kishte ndodhur që duhej të flisnin veçmas me Janullatosin?
Po ja në kishë kishte të thirrura që s’ishin dakord dhe që bërtisnin “i vyer” ose “i pavyer”.
Pra votimi për të qenë kryepeshkop, sipas rregullit duhet që të gjithë pjesmarrësit duhet të thonë “i vyer”?
Ashtu thonë që është rregulli, të merrej miratimi i të gjithëve.
Dhe a u mor ky miratim?
Nuk u mor, sepse në kishë kishte nga ata që nuk e donin, pra ishin në opozicion, por kishte dhe nga ata që e donin dhe e aprovonin. Por i gjithë komuniteti duhej të shprehej pro pranimit të tij si kryepeshkop, kjo nuk u bë, u kundërshtua.
Po më pas çfarë ndodhi?
Na thanë që vajti në Hotel Tirana dhe u fronëzua, na thanë, se unë vetë nuk isha dëshmitarë.

No comments:

Post a Comment