Këtu do të lexoni disa nga punimet e mia te "Gazeta Shqiptare" dhe shkrime të tjera politike

Faqe

Thursday, January 19, 2012

Interviste me Hysni Milloshin per librin Enver Hoxha

Flet Hysni Milloshi kryetari i PK për librin “Enver Hoxha” “Libra të tillë meritojnë të digjen” “Ai denigron figurën e Enverit, i shërben borgjezisë” Gilmana Bushati Kryetari i Partisë Komuniste Shqiptare, Hysni Milloshi, flet për fenomenin e djegies së librit “Enver Hoxha” nga disa qytetarë të Elbasanit. Sipas tij, ai libër meriton të digjet për shkak se fyen ndjenjat e një pjesë të madhe të popullit shqiptar dhe nuk është asgjë tjetër, vetëm një shërbim që i ofrohet të asaj që ai e quan “klasës borgjeze”. Vetë Milloshi është shkrimtar dhe shprehet se ai e mban në bibliotekë librin e Blendi Fevziut dhe nuk ka ndër mend që ta djegë, se as partia e tij nuk ka dhënë një orientim të tillë, por veprimin e qytetarëve të elbasanit e quan si një reagim që vjen nga urrejtja që ata kanë ndaj asaj që shkruhet në libër. Milloshi kujton se nuk është ndonjë tragjedi e madhe djegia e librit të Fevziut, pasi në vitin 1990, me ndryshimet demokratike, u dogjën me mijëra libra, në librari, por edhe në biblioteka. Ai rikujton skenat e djegies së librave të Enver Hoxhës në disa qytete të Shqipërisë si në Shkodër, Elbasan dhe Tiranë. Atëherë njerëzit po digjnin librat e një diktatori, po digjnin idetë e tij dhe jo librin e një shkrimtari apo gazetari, ku pikërisht qëndron ndryshimi mes dy kohëve dhe mes dy fenomeneve. Ndërsa Hitleri në emër të pastrimit të racës ariane dogji klasikët e mëdhenj, dogji librat e shkrimtarëve hebrej, që qytetarët gjermanë të mos helmoheshin. Sipas Milloshit, Hitleri dogji vetëm librat e komunistëve dhe klasikëve të komunizmit. Zoti Milloshi dy ditë më parë në Elbasan në mënyrë demostrative u dogj libri “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut. Pse duhet të ndodhë kështu pikërisht në 2012? Libra të tillë është e drejtë të digjen. Ai libër në tërësinë e tij fyen një pjesë të madhe të popullit, fyen historinë, fyen gjakun e djersën e popullit shqiptar. Janë libra që nuk shkruhen kështu. Libra të tillë shkruajnë vetëm ata që janë në shërbim të një klase, janë në shërbim të një regjimi dhe i janë qepur udhëheqësve të dikurshëm për të mbrojtur sistemin e tyre kapitalist. A e mbështesni ju një aksion të tillë, që u bë në emër dhe nga komunistët? Në fakt ne si Parti Komuniste nuk e kemi në orientimin tonë, apo nuk kemi orientuar njerëzit për të djegur librat. Djegia e librave është pjesë e reagimit të atyre qytetarëve që janë ndjerë keq me librin “Enver Hoxha”, është mënyra se si e shprehin urrejtjen ata për një libër të tillë. Nëse një qytetar duartroket një shfaqje teatri, apo një opera, pasi i ka pëlqyer, ashtu edhe djeg librat, pasi ai u ka shkaktuar emocione negative. Për mendimin tim atje e kanë vendin të gjithë librat e pistë. Zoti Milloshi, një djegie të tillë demonstrative e ka pasur karakteristë edhe Hitleri, që dogji në mes të sheshit librat e klasikëve? Është e vërtetë që ai ka djegur libra në këtë mënyrë, por ai dogji librat e komunistëve, librat e atyre klasik. Ai nuk bëri asgjë më shumë se sa çka bërë Fevziu me librat e Enver Hoxhës. Pastaj mos harroni, se me ardhjen e këtij fashizmi, pikërisht në vitin 1990 u dogjën me mijëra libra. Ju kujtohen turmat që u lëshuan nëpër librari dhe biblioteka ku dogjën librat e Enver Hoxhës dhe librat e luftës nacional-çlirimtare. Nuk është një ngjarje tjetër ajo që ndodhi edhe në Elbasan apo dhe në Kosovë. Askush nuk reagoi atëherë kundër djegieve të librave të Enverit në Elbasan, në Shkodër, në Tiranë, pse u duket çudi sot djegia e librave të tij të shkruar nga një shkrimtar tjetër. Ju vetë zoti Milloshi e keni lexuar librin dhe cili është mendimi juaj për të? Sigurisht që e kam lexuar librin e tij. Nuk e mohoj faktin se është një letrar, gazetar, që ka një stil, por është një shkrimtar që i shërben borgjezisë dhe së djathtës. Ai libër përmban vetëm shpifje dhe denigrime ndaj figurës së Enver Hoxhës. Nuk mund të them gjë tjetër vetëm se kaq. Ju vazhdoni ta mbani në bibliotekë librin? Po patjetër. Librin e kam në bibliotekë dhe do ta mbaj, se në bibliotekë janë libra që i do apo që nuk i do. Mos harroni se unë jam shkrimtar dhe kam shkruar 25 libra dhe nuk i hedh apo i djeg ato.

No comments:

Post a Comment