Këtu do të lexoni disa nga punimet e mia te "Gazeta Shqiptare" dhe shkrime të tjera politike

Faqe

Wednesday, January 11, 2012

Letra e italianeve te mbetur ne Shqiperi derguar Giorgio Napolitanos

Italianët e mbetur në Shqipëri i shkruajnë Napolitanos “Riatdhesuat eshtra ushtarësh, ne na harruat” Enver Hoxha shfrytëzoi punën e tyre Gilmana Bushati Aldo Renato Terrusi, muaj më parë solli në Shqipëri romanin e tij “Kthim në vendin e shqiponjave”, ku tregonte historinë e familjes, të babait dhe nënës që u bënë pjesë e persekutimit të regjimit komunist në Shqipëri. Babai i tij, Renato Terrusi një zyrtar italian vdiq burgjeve komuniste, pasi Enver Hoxha donte kështu. Eni Toptani solli në “Gazetën Shqiptare” historinë e gjyshes së tij, Italiania Mariani, e mbetur në Shqipëri dhe e martuar me pas me Sherif Toptanin, djalin e patriotit Murat Toptani. Po si këto dy histori, me të cilat është njohur publiku ka plot. Sepse në Shqipëri nuk mbetën një apo dy italianë, por plot 80 shtetas italianë, që krijojnë bërthamën e 300 familjeve italiane në Shqipëri. Ata mbetën në Shqipërinë e pas luftës, gjoja për të ringritur vendin, por në një pikë të marrëveshjes së nënshkruar mes Marion Palermos dhe Enver Hoxhës, duket qartë se Italia lau duart me ta, duke i lënë në mëshirë të Enver Hoxhës. Pas viteve 1990, italianët e mbetur në Shqipëri krijuan një shoqatë të tyren, “Shoqata kombëtare e qytetarëve italianë dhe familjarëve të riatdhesuar nga Shqipëria”, me në krye arkitetin Giorgio Rubolino, e cila bëri të mundur riatdhesimin në Itali të atyre italianëve që mbetën këtu gjatë kohës së regjimit komunist. Kjo shoqatë i ka shkruar një letër qeverisë italiane dhe presidentit Napolitano, për t’i sensibilizuar këto dy institucione mbi nevojën emergjente të integrimit të këtij komuniteti italian. Ne botojmë pjesë të kësaj letre. Letra “Nga shtatori i largët i 1943 (ku u vendos armëpushimi), na u desh rreth një gjysmë shekulli për të bërë të mundur legalizimin dhe zbatimin e riatdhesimit të shtetasve italianë të bllokuar nga regjimi komunist shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore. Marrëveshja e 14 marsit 1945 mes shefit të qeverisë shqiptare, diktatori Enver Hoxha dhe zëvendësministrit të Shtetit për Luftën, av.Mario Palermo, në pikën e parë të saj thoshte: “Qeveria shqiptare pranon propozimin e Zv. të Shtetit për Luftën avokatit Mario Palermo për të riatdhesimin e të gjithë italianëve që gjenden rezidentë në Shqipëri, me përjashtim të atyre kompanive italiane dhe specialistëve, që janë të domosdoshëm për rindërtimin e vendit”. Pikërisht në 50 vjetorin e këtij dokumenti zbuluam se diktatori Hoxha si kompromis i është lënë dorë e lirë për të mbajtur në mënyrë zyrtare dnjë numër të papërcaktuar punonjësish “specialistë”, po ashtu edeh bizneset që u konsideruan si të nevojshme për rindërtimin e vendit: kjo dispozitë do të interpretohet gjërësisht nga pala shqiptare dhe për një kohë të papërcaktuar duke e kombinuar me: të drejtën tonë për riatdhesim që: 1.nga diktatori shqiptar nuk na u dha asnjëherë, që përkundrazi u konsideruar një endërr mjaft e rrezikshme, 2.për qeverinë dhe shtetin italian ishte një detyrë mjaft e vështirë për t’u zbatuar po aq e lehtë për ta lënë pezull për gjysëm shekulli, 3.për të afërmit tanë në Itali mbeti një dëshirë e parealizueshme në kohë, apo ishte për ta një fat që u eliminoi konkurentët në ndarjen e të mirave materiale, 4.ndërsa për të mbeturit në Shqipëri riatdhesimi mbeti një ëndërr që sa më shumë largohej aq më e “bukur” bëhej. Vetëm pas pothuajse gjysëm shekulli, pas zhvillimeve të 1990, pra pas rënies së regjimeve diktatoriale “komuniste” të Lindjes, Dekreti i Ministrit të Punëve të Jashtme i 13.02.1992, që u pasuan nga dekretet e 1994 dhe ai i 1997 autorizuan riatdhesimin. Ky operacion u organizua nga Ministria e Jashtme nën emrin CORA (Komiteti Operativ për të Riatdhesuarit nga Shqipëria) duke ua njohur të riatdhesuarve statusin e refugjatit. Më kurajozët, duke rrezikuar jetën, duke u riatdhesuar me inisiativë personale përpara këtyre dekreteve zyrtare, humbën çdo të drejtë të këtij statusi me të gjitha përfitimet duke iu nënshtruar kështu vuajtjeve të një integrimit të vështirë, i tillë edhe në ditët e sotme. Armëpushimi Italianët e mbetur në Shqipëri që shpresonin dita ditës në përfundimin e luftës, me ëndrrën për t’u kthyer në Atdhe, në mbarim të luftës mbeten mjaft të zhgënjyer. Dhe në letrën e tyre “Shoqata kombëtare e qytetarëve italianë dhe familjarëve të riatdhesuar nga Shqipëria” dërguar presidentit Napolitano tregojnë se si u prit përfundimi i kësaj lufte. “Përfundimi i luftës qe një zhgënjim i madh dhe i papritur për familjet italiane në Shqipëri. Shumë ish-ushtarakë apo dhe intelektualë e gjeten veten nëpër burgje si “agjentë të imperializmit”, “sabotues”, “ish-fashistë të urryer”, apo “armiq të revolucionit”, kjo ishte gjuha që regjimi i përcaktonte qytetarët e huaj që banonin ende në Shqipëri atëherë. Kjo ishte pjesë e sjelljes së njerëzve ndaj qytetarëve të huaj, një lloj përkujdesjeje e tipit sovjektik, që në vend që t’i kishte si kundërshtarë nëpër këmbë, më mirë të kalben në burg. Në thelb ata që patën të drejtë të ktheheshin në Atdhe ishin vetëm ish-ushtarakët italianë që, pas vjeshtës së 1943 u patën bërë pjesë e formacioneve partizane të regjimit të ardhshëm “komunist” dhe që nuk i duheshin më diktatorit. Ai me marrëveshjen e 14 marsit 1945 mund të mbante gjithësecilin që i duhej për punët e tij të pista për të konsoliduar pozicionin e tij prej diktatori. Italianët që u mbajtën, pas kërkesave të kota (të gjitha letrat e tyre gjenden në Arkivin e Shtetit Shqiptar) për riatdhesim, kërkesa të përsëritura disa herë, e kuptuan se ishte e pamundur të riatdhesoheshin dhe iu nënshtruan fatit. E kështu, filloi kalvari jonë i vuajtjeve dhe i poshtërimit, të harruar nga bota, dhe pse jo, edhe nga qeveritë e vendit tonë. Pre e lehtë për të ashtuquajturën luftë e klasave, qytetarët italianë në Shqipëri iu desh të konsumonin fillimisht ekzistencën, me shpresën e një mrekullie që nuk u ndodhi kurrë, e më pas në mbytjen e identitetit të tyre kulturor për të mos u ekspozuar furisë së ngjarjeve revolucionave të vendit. Komuniteti italian iu desh të shtirej sikur nuk ekzistonte, iu desh të pretendonte se s’kishte kujtesë historike, ndaloi së ëndërruari se mund të kishte një të ardhme të lirë dhe me një identitet të tyren. E gjitha kjo për të qenë objekt i asaj dhune absurde e regjimit kundër të gjithë të huajve, që ishin simboli i së ndryshmes dhe simbol i armikut të revolucionit. Diktatura “Vitet ’60 shënuan acarimin e luftës së klasave ku më pas u ndalua dhe besimi fetar. Kushtetuta e re, sanksionoi si ideologji të vendit vetëm marksizëm-leninizmin. Diçka e paparë në historinë moderne! Familjet italiane, si shumë familje të tjera shqiptare të besimit katolik panë që t’u hiqet edhe identiteti i tyre i fundit. Nëse është e vërtetë se feja katolike, racionalizmi grek, toleranca ndaj ideve të ndryshme dhe të menduarit kritik u konsideruan si shtylla të identitetit kulturor europian, është po kaq e vërtetë se ato familje në intimitetin e tyre, me heqjen e fesë, qenë dëshmitarë të rënies së identitetit të tyre historik dhe kulturor. Që nga ajo kohë komuniteti italian jetoi me frikën e madhe për të ardhmen e fëmijëve në një botë kaq mizore dhe absurde. Komuniteti italian nuk ka pati kurrë një mundësi për të komunikuar me autoritetet konsullore të akredituar në Tiranë, dhe shumë më tepër se me autoritetet, me të afërmit dhe miqtë në Itali. Materiali i çdo përpjekje të tillë u rrëmbye dhe u mbajt me kujdes si provë ndaj akuzës që parashikohej nga neni i famshëm dhe i zi i Kushtetutës "agjitacion e propagandë kundër shtetit", me një dënim jo më pak se 10 vjet në burg. Kjo ishte një ndarje dhe ndalim absolut për të riparë vendin tënd. Që nga vitet ‘60 u pa që ndonjë grua italiane kthehej në Itali vetëm për të parë e për të përqafyar prindërit, vëllezërit apo motrat në shtëpi, apo t’i ndërojë në varreza, pasi kishin vdekur ndërkohë. Këto vizita kishin një kusht, që këto gra të ktheheshin sërish në Shqipëri, pasi përndryshe familjarët e tyre përfundonin burgjeve. Shumë të tjerë as nuk mund ta ëndërronin një privilegj kaq të shtrenjtë (si nga ana materialeve e sidomos nga ana morale morale), nga ana e organeve informative të inteligjencës së regjimit. Shumë të tjerë jetojnë ende në terrorin e presioneve të tyre dhe ndokush turpërohet teksa shihet në fytyrë për ndonjë gabim të bërë... Është folur gjithnjë për monstruozitetin e regjimeve të Europës Lindore. Familjet italiane u privuan nga e drejta për të zgjedhur lirisht vendin ku donin të jetonin. Lufta e klasave, kritika ndaj imperializmit dhe kapitalizmit botëror, siç thuhej në propagandën e paskrupullt të regjimit, gjente në Shqipëri frymëmarrje, një komunitet qytetarësh, viktima të luftës, të detyruar të jetojnë në një vend që nuk e zgjodhën asnjëherë me dëshirën e tyre. Si pasojë, ky komunitet ishte gjithnjë nën vëzhgimin e rreptë të policisë sekrete apo të policisë së lagjes, për të shkuar më tej me diskriminimin në publik nga komisari i Partisë së Punës (Komuniste), duke shkuar deri te rrahja e tyre me shkopinj në kampet e përqendrimet dhe në burgje që në kërkim të armikut, nuk hezitonte të gjente ndër ne murtajën e zezë, sabotuesin, borgjezin, edhe pse nga borgjezia nuk na kishte mbetur asgjë”. Guarneri Ambrogio Guarneri, lindur në Tiranë më 1955. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në kampet shqiptare të përqendrimet së bashku me nënën. I vetmi faj, ishte i biri i Mario Guarnerit inxhinier ndërtimi, i shfrytëzuar sipas marrëveshjes Palermo-Hoxha dhe ky i fundit e dënoi me 101 vite burg. Cieno Pierino Cieno, lindur në Tiranë më 1951. Gjithë jetën e kaloi në kampet e përqendrimit bashkë me familjen. Fëmijët e tij lindën në këto kampe. I vetmi faj i tij, ishte i biri i Leone Cieno, edhe ky inxhinier. U akuzua si atentator, u dënua dhe u nda nga pjesa tjetër e familjes. Rubolini Giorgio Rubolino, lindur në Durrës më 1947 u rrit në jetimore së bashku me vëllanë Roberto. Ishin të birt e Giuseppe Nicola Rubolino, që u bë pjesë e luftës partizane. U riatdhesua nga familja e së shoqes menjëherë pas armëpushimit. Të dy fëmijët nuk e njohën asnjëherë të atin. Frasher Alberto Frasher, lindur në Berat më 1945 ku e ëma M. Venturi u riatdhesua dhe i ati P.F. Frasher, ish-ushtarak, pas daljes nga kampi i përqendrimit në Prishtinë, u mbyll në burgjet e regjimit komunist, pasi kishte kërkuar me këmbëngulje që së bashku me të birin të ktheheshin në Itali.

No comments:

Post a Comment