Këtu do të lexoni disa nga punimet e mia te "Gazeta Shqiptare" dhe shkrime të tjera politike

Faqe

Friday, May 9, 2014

Edi Rama dhe komandatët e një lufte që as e filluam dhe as e fituam vetë

Gilmana Bushati

Në nji maskaradë për me marrë votën e nji shtrese, Edi Rama, tha gjysmë të vërtetat e tij në lidhje me luftën çlirimtare dhe për çliruesit. Pushteti ia do me e marrë edhe votën e enveristëve, shtresë që nuk i ndahet socialistëve, se u duket se asht dora e tyne dhe çuditnisht, falë edhe pushtetit të demokratëve, janë shtue shumë kohët e fundit. Dhe përkundër tana fakteve të tjera, ai tregoi me fjalë, s'e di sa me zemër, se asht dora e tyne. Ai nuk na ndau nga e kalumja, nuk e ndau veten e partinë që përfaqëson nga e kaluemja, por na zhyti ma thellë. Duke ngritë nalt këtë luftë, ngriti nalt edhe komandatët e saj, Enverin e Mehmetin. S'e kuptoj ma frikën e shqiptarëve që nuk i thonë mjaft çdo pushteti që lejon nji gja të tillë. Na në Shqipni nuk kena as demokraci as liri. Mendësia komuniste e organizimit të nji shoqnie po na mbyt, na ka shndërrue si njerëz. Na ende kena frikën se pushteti na merr me sy t'keq nëse ia përplasim n'ftyrë që 'je pinjoll i Enverit' dhe tanë klikës së tij, kena ende frikë me thanë se filozofët e komunizmit i kena në politikë, diplomaci deri edhe në letërsi i kena ato morra. Ndërsa të persekutuarit i ka nda politika në njëqind parti e në njiqind ngjyra dhe i përdorin deri në atë shkallë që i kthejnë në viktima të tyne. Kështu s'pastrohet Shqipnia nga ideologjia e nji komunizmi vrastar. Kena nevojë për pastrim. Historinë nuk e kena shkrue asnjiherë në kohë e s'kena për ta shkrue as tash, prandaj t'fillojmë nga pastrimi sa nuk asht vonë. Le të themi që Enveri dhe gjithë klika e tij ishte kriminale; etja për pushtet dhe për gjak i çoi në masakrimin e shoqnisë, në detnatyralizimin e saj: që në shoqninë s'u gjetën asnjiherë forcat për me e kundështue këtë regjim; që ndërkombëtarët për arsyet e tyne gjeopolitike e mos me i prishë terezinë 'mamës Rusi' nuk na ndihmuen për me dalë nga gjirizi i socializmit shqiptar dhe sot ja ku jemi, ende duke diskutue për figurën e nji njeriu, që vetë ne duhet t'ishim distancue me kohë, ashtu siç ban Gjermania me Hitlerin apo siç bajnë vendet ish-kampit socialist me diktatorët e tyne.

'Këto janë twitter që i dërgova Edi Ramës në mëngjes menjiherë pas konferencës'

@ediramaal 'vendi nuk do ishte ky që është sot, pa LANC', po t'mos ishin aletatet do kishim luftue me njeni-tjetrin,ashtu si edhe kena ba
@ediramaal' ju vete keni shkrue kunder miteve,ku asht mitizim i nji lufte,te verteten e se ciles e dine edhe ata n'salle,ta tregojne ate
@ediramaal 'vendi nuk do ishte ky që është sot, pa LANC',ju e dini se kush ishte komandati i kesaj,ju ngrini edhe figuren e tij,ndajeni
@ediramaal ju keni shkrue kunder diktatorit,tregojani atyne se drejtuesi i luftes ishte kriminel gjate luftes dhe pas saj,Mehmeti njisoj

No comments:

Post a Comment